29 Tetor 2020

Konventa Evropiane dhe praktika e Strasburgut obligime në letër

Prishtinë, 25 shtator - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të premten, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin “Praktika e GjEDNj-së, obligim në letër (Analizë e zbatimit të KEDNj-së dhe praktikës së GjEDNj-së nga gjykatat në Kosovë”, i cili raport është rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik që IKD i ka bërë sistemit gjyqësor tash e disa vite.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se në normën kushtetuese në Kosovë janë vendosur standardet më të larta të respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, por se sipas tij, këto standarde kanë mbetur në tekstin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nuk janë zbatuar në praktikë.

Sipas Miftaraj, injorimi i standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut ndodhë edhe 12 vjet pas miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas Miftaraj, duke mos aplikuar standardet kushtetuese që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, qytetarët privohen nga një numër i konsiderueshëm i të drejtave të tyre kushtetuese, si e drejta për një gjykim të drejtë, e drejta për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm, e drejta në mjete efektive juridike etj.

Tutje, Miftaraj ka thënë se një ndër arsyet kryesore të mos aplikimit të standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga gjyqësori i Kosovës është mungesa e njohurive të prokurorëve dhe gjyqtarëve për të aplikuar këto standarde, me ç’rast ka rekomanduar Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Akademinë e Drejtësisë që ta trajtojnë me prioritet nevojën për aftësimin e gjyqtarëve në aplikimin e Konventës dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e ka para harmonizuar rendin juridik kosovar me standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Përkundër faktin që Republika e Kosovës nuk ka pasur mundësi të nënshkruaj Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shkak se nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, Republika e Kosovës njëanshëm ka marrë detyrim për zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut."

"Detyrimin e zbatimit të këtyre standardeve, Kosova e ka përcaktuar me aktin më lartë, Kushtetutën e vendit. Sikur këto standarde të zbatoheshin, Republika e Kosovës pothuajse nuk do ta kishte fare problem pamundësinë për t’iu adresuar Gjykatës së Strasburgut, pasi standardet e kësja gjykate, do të zbatoheshin drejt për së drejti në rendin juridik Kosovar."

"Por, mbi të gjitha, injorimi i këtyre standardeve nga gjyqësori kosovar, paraqet injorim të aktit më të lartë juridik, Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Me këtë rast, ky injorim i Kushtetutës bëhet nga institucionet më të thirrura për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Shala.

Tutje, Shala ka paraqitur edhe të dhënat e analizës së IKD-së mbi aplikimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga sistemi gjyqësor i Kosovës, ku ka thënë se aplikimi i Konventës dhe praktikës së GjEDNj-së nga gjyqësori i kosovës, nuk kalon nivelin prej 10%.

“Me qëllim të krijimit të një pasqyre reale mbi nivelin e aplikimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikës së Gjykatës së Strasburgut, IKD ka analizuar gjithsej 209 aktgjykime, të zgjedhura sipas metodës rastësore, të cilat aktgjykime i përkasin të gjitha gjykatave dhe të gjitha departamenteve."

"Nga 209 aktgjykime, IKD ka gjetur se në vetëm 20 raste është aplikuar Konventa, e që shprehur në përqindje, i bie se kjo konventë është aplikuar vetëm 9.56%. Sa i përket praktikës së Gjykatës së Strasburgut, vendimet e kësaj gjykate janë aplikuar në vetëm 19 raste, apo në 9.09% të aktgjykimeve të analizuara."

"Sa i përket Gjykatës Supreme, e njëjta ka aplikuar Konventën në 25% të aktgjykimeve të analizuara, derisa ka aplikuar praktikën e Gjykatës së Strasburgut në vetëm 15% të rasteve të analizura. Por, problematika kryesore qëndron në Gjykatën e Apelit, në aktgjykimet e së cilës gjykatë, IKD nuk ka evidentuar asnjë rast të aplikimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut apo jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka thënë Shala.

Për më tepër, gjeni të bashkangjitur raportin e plotë të IKD-së dhe foto nga konferenca për media.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2020 - Open Data Kosovo në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë lanson projektin “Iniciativa për Qeverisje të Hapur dhe të Mirë”, të financuar nga programi MATRA 2020 në kuadër të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Ferizajt ku do te takohet me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, në Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 188-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00) .

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të pres në takim ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-37​, ora ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë punimet në ndërtimin e Pallatit të Kulturës. (Afër Qendrës së Inovacionit në Ferizaj, rruga "Brahim Ademi", ora 10:40)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pruron fushat e tenisit. (Afër Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski mbajnë konferencë për medie. (Salla e konferencave në Qeveri të Kosovës, ora 11:15)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 13:00)