23 Tetor 2019

Konstituohet Taskforca anti drogë dhe siguri në shkolla

Prishtinë, 10 korrik - Sot është mbajtur takimi konstituiv i Task Forcës kundër drogës dhe siguri në Shkolla.

Në këtë takim ishin të pranishëm Ministrat e Qeverisë së Kosovës, zvMinistra, Drejtori i Përgjithshëm  i Policisë, ZvKryeprokuroja e Shtetit, Avokati i Popullit të cilët  e informuan Task Forcën lidhur me aktivitetet e deri tanishme dhe masat që propozojnë të zhvillohen në kuadër të Task Forcës dhe fushatës kundër narkotikëve tek të rinjtë.

Shefi i Task Forcës Shtetërore për Anti Drogë dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani, tha se qëllimi i formimit të kësaj Task Force është mbrojtja e të rinjve nga përdorimi i drogave.

“Task Forca u krijua duke u bazuar në nevojën dhe kërkesën e kryeministrit që institucionet të ofrojnë siguri për të rinjtë . Qëllimi i formimit të Taks Forcës është mbrojtja e të rinjve nga përdorimi i drogave”, tha Hasani.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka treguar se vetëm në këtë vit janë arrestuar 984 persona të dyshuar për përdorim të drogës, në mesin e tyre 194 nxënës.

“Aktiviteti ka qenë shumë i madh në fushën e parandalimit te drogave në shkolla dhe jashtë shkollave. Për parandalimin e këtyre dukurive jemi marrë me shumë aktivitete dhe kemi bërë shpërndarjen e fletushkave. Janë arrestuar 984 persona, 194 nxënës, 790 nuk kanë qenë nxënës. Janë bërë 31mijë e 125 vizita kontakte në shkolla, janë kontrolluar 68 mijë persona dhe janë kontrolluar 36 mijë e 659 vetura. Janë mbajtur 565 ligjërata në shkolla dhe 33 mijë e 112 fletushka u janë shpërndarë nxënësve”, tha Qalaj.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se janë të angazhuar që me bashkëpunim të krijojnë një vend më të sigurt për fëmijët.

“E mira e kësaj Task Force është se po bëjmë një bashkëpunim të përbashkët ku fëmijët tanë do të kenë një vend të sigurt. MMPS-ja ka bashkëpunim edhe me policinë e Kosovës”, tha ai.

ZëvendësKryeprokuroja, Sevdije Morina tha se gjatë vitit 2019 prokuroritë kanë trajtuar 511 raste të të dyshuarave për përdorim të drogës.

“Gjatë 2019 prokuroritë kanë pranuar 511 raste. Prokurori i Shtetit ka për detyrë hetimin dhe ndjekjen  e veprave penale. Ne merremi edhe me parandalimin e veprave penale , prokuroria përpiqet në forma të ndryshme për dukuritë të cilat shkatërrojnë shoqërinë tonë . Sa i përket luftës kundër narkotikëve, prokuroritë kanë bërë një punë të madhe dhe shpresoj që nga ky takim të dalim me një qëndrim të përbashkët dhe të flasim për gjëra pozitive. Prokurori i Shtetit është i vendosur që të luftoj kundër këtyre dukurive”, tha Morina,

Ndërsa Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe Ministrja e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural premtun angazhim dhe përkahje për Task Forcen Anti drog tek të rinjtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)