29 Mars 2024

Konferenca vjetore e Prokurorëve mbahet sot në formë virtuale

Prishtinë, 22 janar - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale nëpërmjet platformës “Zoom”.

Konferenca do të hapët me fjalimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, për të vazhduar më pastaj me fjalimin e u.d Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Ministrit të Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi, Kryesuesit të Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, Shefit të Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, Ambasadorit të Zvicrës, Thomas Kolly si dhe Ambasadores së Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezoo.

Ndërkaq, pas fjalimeve, në pjesën e dytë, ashtu siç është e paraparë me agjendë, do të mbahen katër prezantime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)