24 Tetor 2021

Konferenca “FSK dhe partnerët 2021”, dëshmi e të arriturave të FSK-së

Prishtinë, 21 shtator - Nën organizimin e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, nën masat kufizuese anti-covid, përmes platformës online,  sot u mbajtë Konferenca “FSK dhe partnerët 2021”.

Në sesionin e hapjes, me fjalimet e tyre, morën pjesë, kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, z.Armend Mehaj, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, zv.komandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Günter Schöpf, dhe drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Jorg Ruter.

Gjithashtu në këtë sesion, punimet i përshëndetën edhe ambasadorë, atashe të mbrojtjes dhe përfaqësues të ambasadave të vendeve partnere të cilët shprehën fuqishëm zotimin për vazhdimin dhe forcimin e partneritetit tonë edhe në të ardhmen.

Konferenca vazhdoi edhe me sesionin e dytë, ku lidhur me synimet dhe objektivat strategjike të Ministrit të Mbrojtjes 2022-25, Bashkëpunimin ndërkombëtar të mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes, procesin e tranzicionit të MM dhe FSK –së, Operacionet dhe trajnimet aktuale të FSK-së si dhe Planin Zhvillimor i FSK-së 2022-2024, me prezantimet e tyre u paraqitën, drejtori i Drejtorisë së Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Sylejman Cakaj, drejtori i Departamentit për Transformim dhe Modernizim, kolonel Haki Hoti, drejtori i Departamentit të Operacioneve dhe Stërvitjes së SHP të FSK-së, kolonel Ejup Maqedonci dhe drejtori i Departamentit të Planifikimit të SHP FSK-së, kolonel Agron Bajrami.  

Sesioni i tretë, vazhdoi punimet me analizën dhe vlerësimin e shkallës së realizimit të planeve të bashkëpunimit bilateral me vendet partnere veç e veç për periudhën paraprake si dhe diskutimet për planet përkatëse për periudhën vjetore pasuese.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)