25 Prill 2024

Komuna e Mitrovicës së Jugut përmbyll vitin 2019 pa asnjë vrasje

Mitrovicë, 9 janar - Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ka prezantuar raportin e punës për vitin 2019, me ç’ rast bazuar në vlerësimet analitike të bëra në raportet periodike, viti 2019 shënon rënie të përgjithshme të incidenteve dhe rasteve të tjera penale.

Me këtë rast morën pjesë, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, drejtoresha Rajonale e Policisë, nënkolonel Afërdita Mikullovci, komandanti i Stacionit Policor në Jug, Ahmet Xhosha, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë.

Fillimisht fjalën e mori drejtoresha Rajonale e Policisë në Mitrovicë, nënkolonel, Aferdita Mikullovci, e cila falënderoj kryetarin Bahtiri për bashkëpunimin e mirëfilltë që kanë pasur gjatë tërë kësaj kohe, ku theksoj më pas se duke u bazuar në rezultatet e arritura që janë inkurajuese, mund të them lirshëm që policia e Stacionit Jugor i ka kryer me përpikëri të gjitha detyrat e parapara me planin e punës.

Ajo shtoi se rënia e numrit të rasteve në përgjithësi rezulton efikasitetin dhe bashkëveprimin ndërmjet njësive e sektorëve të ndryshëm. Ky rezultat reflekton angazhimet e vazhdueshme policore dhe masat e ndërmarra në parandalimin e veprave penale.

Ndërsa kryetari i komunës, Agim Bahtiri, përgëzoi të gjithë policët për efikasitetin dhe punën e tyre të shkëlqyeshme në zbatimin e ligjit, krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarë, ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike.

Po ashtu kryetari Bahtiri, potencoi se kemi bashkëpunim mjaft të mirë dhe të vazhdueshëm me Policinë, në parandalimin e tensioneve apo incidenteve të ndryshme, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, i qytetarëve, pushtetit lokal, policisë, janë shënuar këto rezultate jashtëzakonisht të mira, këtë pra e dëshmon fakti që ky vit qe lamë pas u përmbyll pa asnjë vrasje në Mitrovicë.

Vlen të theksohet se Drejtoria Rajonale në Mitrovicë, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndërgjegjësim, gjë që ka reflektuar që gjatë vitit 2019 të mos kemi asnjë vrasje. Një bashkëpunim i tillë do të mbetet udhëtim i përbashkët me qytetarët edhe në të ardhmen.

Në fund, Drejtoria Rajonale në Mitrovicë ndau mirënjohje falënderuese për kryetarin Bahtiri, për bashkëpunimin e mirëfilltë dhe punën e shkëlqyer, po ashtu mirënjohje u ndau edhe bashkëpunëtorëve tjerë dhe për disa zyrtarë të lartë të këtij Stacioni Policor.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)