25 Prill 2024

KOMF adreson rekomandimet e Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0

Prishtinë, 18 tetor - Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” të financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe bashkëfinancuar nga zyra e UNICEF-it në Kosovë, ka paraparë të zhvillojë tre konferenca nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0.

Konferencat do të adresojnë çështjen e ofrimit të shërbimeve cilësore e multidisiplinare për garantimin e gjithëpërfshirjes në shkolla, me fokus përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Qëllimi konkret i takimit është të mundësojë sjelljen e qëndrimeve të akterëve kyç në nivel qendror dhe lokal, lidhur me gjendjen aktuale të përfshirjes në shkolla të fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe kuadrit pedagogjik në dispozicion, në mënyrë që arsimi të jetë gjithëpërfshirës dhe cilësor.

Pjesëmarrës në Konferencë do të jenë përfaqësues të institucioneve të ndryshme në nivel qendror dhe lokal, përfaqësues të agjencive ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe media.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)