25 Prill 2024

Komandanti i KFOR-it vizitoi Shqipërinë

Tiranë, 21 prill - Me ftesë të Shefit të Mbrojtjes, Brigadier Gjeneral Malaj Maksim, Komandanti i Forcës së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Markus Bentler, sot vizitoi Tiranën. 

Komandanti i Forcave të Kosovës pati rastin të bisedojë me Ministrin e Mbrojtjes, Arben Imani, dhe me Shefin e Mbrojtjes, si dhe me zëvendës ministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Avenir Peka dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, Edith Harxhi. 

Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mjaft miqësore dhe të hapur. Mirëkuptimi i ndërsjellë i përmirësimit të situatës së përgjithshme në Kosovë si dhe vlerësimi pozitiv i progresit dinamik së situatës së sigurisë në Kosovë, ishin temat kryesore të të gjitha bisedimeve. 

Posaçërisht është  përmendur zhvillimi i aftësive të Policisë së Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. Të gjithë  përfaqësuesit e qeverisë së Shqipërisë pohuan qëllimin e tyre të fuqishëm për të vazhduar mbështetjen për misionin e KFOR-it dhe për të vazhduar me bashkëpunimin e ngushtë në mes të Forcave Policore e Ushtarake të Shqipërisë dhe Policisë së Kosovës si dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me trajnimin, stërvitjet dhe kryerjen e patrullimit kufitar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)