19 Prill 2024

Komanda e KFOR-it e udhëhequr nga SHBA bëhet me komandant të ri

Prishtinë, 15 nëntor - Koloneli i Ushtrisë Amerikane Derek Adams mori komandën e Komandës Rajonale të Forcës së Kosovës Lindje të udhëhequr nga NATO në një ceremoni të ndërrimit të komandës të mbajtur sot në kampin Bondsteel, Kosovë. Ky është rotacioni i 28-të i kontigjentit ushtarak amerikan në Kosovë.

Adams është anëtar i Ekipit Luftarak të Brigadës së Dytë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s, Divizioni 34 i Këmbësorisë dhe do të komandojë batalionin e manovrës, batalionin e efekteve dhe forcat e tjera të mbështetjes në Komandën Rajonale Lindje.

Çdo njësi mbështet sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e KFOR-it sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999.

"Ne jemi këtu në mbështetje të NATO-s për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin në zonë dhe për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurtë", tha Adams. "Ne gjithashtu do të mbështesim zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike, multietnike dhe paqësore."

Ndërsa KFOR 27 dhe Ekipi Luftarak i Brigadës së 41-të të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë në Oregon mbajtën ceremoninë e ndërrimit të flamujve, duke nënkuptuar përfundimin e misionit të tyre dhe fillimin e procesit për ty kthyer në shtëpi, Ekipi i II-të Luftarak i Brigadës së 34-të Iowa-s zbuluan flamujt e tyre për të vazhduar misionin dhe për të ndjekur gjurmët e 27 rotacioneve të kaluara.  

"Ishte një nder dhe privilegj i madh të shërbeja si Komandant i Komandës Rajonale Lindje", tha komandanti në largim, Kolonel Eric Riley, në ceremoninë e cila u ndoq nga Gjeneral Major Franco Federici, komandanti i ri i KFOR-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)