19 Mars 2024

KMDLNj thërret palët që të përmbahen nga vlerësimet në rastin e KQZ-së

Prishtinë, 14 tetor - Dita e diele shkaktoi shqetësim të madh në opinionin kosovar për faktin se dyshohej se verifikues të kutive me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar dhe 9 prej tyre janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës me simptoma të kruarjes së duarve të intensitetit të ulët.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) thekson se pas hospitalizimit të 9 personave të gjinisë femërore, zyrtarët shëndetësorë nuk kanë bërë të ditur se cili është shkaktari i një reaksioni alergjik prandaj kanë kërkuar 24 orë para se të dalin me një rezultat konkret i mbështetur në analizat laboratorike dhe toksikologjike.

Lajmi i përhapur kishte efektin e një paniku dhe krijojë hapësirë për interpretime të natyrave të ndryshme duke lansuar spekulime, në mungesë të fakteve.

Në të njëjtën kohë Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit kanë filluar hetimet për dyshime për helmim përmes zarfeve ndërkaq që zyrtarët nga Serbia këtë zhvillim e ndërlidhin me, siç thonë ata, përpjekjet e Prishtinë që të manipulojnë me votat që i ka fituar Lista Serbe për të futur brenda institucioneve të Kosovës “serbët e Kurtit“ në ndërkohë që nuk deklarohen rreth terrorizimit që ua ka bërë Serbia dhe Lista Serbe serbëve të Kosovës e që nuk kanë dashur të votojnë për këtë parti kriminale që dirigjohet nga Beogradi, dhe, në mënyrë të heshtur, deri më tani, është përkrahur nga ndërkombëtarët dhe një pjesë e institucioneve vendore.

Nuk mund të kuptohet dhe arsyetohet fakti se, përkundër paralajmërimeve të KMDLNj –së, mbështetur në pohimet e partive serbe të Kosovës se ndaj tyre po ushtrohet dhunë e paparë dhe largim nga puna sikur edhe kërcënim për ndërprerje të ndihmave kurse askush, as ndërkombëtarët e as vendorët nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për mbrojtjen e votës dhe krijimit të kushteve të barabarta për subjektet garuese si dhe të votuesve, për t’u votuar dhe për të votuar .

Vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve vëzhguesit ndërkombëtarë kanë konstatuar se ndaj serbëve të Kosovës është ushtruar presion për të votuar për Listen Serbe sikur që janë kërcënuar të gjithë ata votues serbë që do ta votonin koalicionin “ Sloboda “.

KMDLNj për këtë ka deklaruar se rezultatet përfundimtare të votuesve serbë e që janë radhitur 100% për Listen Serbe m janë si rezultat i një fitoreje të dhunshme, nuk duhet të pranohen dhe tërë procesi i votimit për serbët e Kosovës duhet të përsëritet.

Te dyshimi për helmim eventual të verifikuesve nga votat e ardhura nga Serbis, KMDLNj kërkon të mos dilet me vlerësime dhe konstatime të ngutshme por duhet të priten rezultatet e Institutit Kombëtar të Shendetit Publi si dhe rezultatet e hetimeve nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit që janë të vetmet institucione kompetente që mund të dalin me një konstatim të saktë për këto dyshime.

 Çdo inetrperetim tjetër, i cilësdo palë konsiderohet si spekulim sepse nuk është i mbështetur në fakte dhe se nuk duhet të lejohet që këtij rasti t’i ipet një konotacion politik .

Prandaj, KMDLNj thërret palët që të përmbahen nga vlerësimet dhe konstatimet për një çështje që është jashtë kompetencave të tyre dhe të presin rezultatin e hetimeve dhe atyre laboratorike dhe toksikologjike të cilat nuk vonohen më shumë se 4-5 ditë.

Dihet se kush i ka sjellë ato kuti prandaj është një adresë e përgjegjësisë në rast se vërtetohet se bëhet fjalë për helmim.
Ish – deputetja e Kuvendit të Kosovës e që nuk e pranonte pavarësinë e Kosovës duke e cilësuar si Kosova dhe Metohija dhe duke ngritur tre gishtërinj në Kuvend, znj. Rada Trajkoviq e bëri një deklaratë “bombastike“ duke deklaruar se po iu rrezikohet jeta Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit dhe për këtë, si serbe po shfaq një shqetësim të madh.

Realisht, po të deklaronte se Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit iu rrezikohet jeta nga Serbia dhe ekstremistët serbë që edhe e vranë Oliver Ivanoviqin do të duhej të merrej si lajm qëllim-mirë shkaku se mund të ketë informata nga Serbia.

Mirëpo, këtë “ rrezik “ për jetët e Albinit dhe Vjosës, Rada Trajkoviq e adreson te krahu i luftës i cili, sipas zonjës Trajkoviq i paska  humbur zgjedhjet dhe për këtë arsye mund të rrezikojnë jetët e dy kryministrave të mundshëm të Kosovës.

Po në të njëjtën kohë, zyrtarë të Listes Serbe publikisht janë deklaruar se qenkan shumë të shqetësuar me Albin Kurtin shkaku se Albini e paska hidhëruar Aleksandar Vuçiqin të cilin e konsiderojnë udhëheqës të tyre.

Sipas KMDLNj –së, deklarata e zonjës Trajkoviq është deklaratë qëllimkeqe, përçarëse, pa u mbështetur në asnjë fakt të vetëm por se  bartë një porosi të rrezikshme për nxitjen e konfliktit midis fituesve të zgjedhjeve (LVV dhe LDK) dhe atyre që pësuan në zgjedhje (PDK dhe AAK-ë).

Nëse Rada Trajkoviq ka fakte që e mbështetin dyshimin dhe “ shqetësimin“ e saj për rrezikim të jetës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, atëherë adresë ku duhet të drejtohet është Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.

Në rastin konkret, KMDLNj mendon se Prokuroria e Shtetit duhet ta thërrasë për dëgjim zonjën Trajkoviq pas së cilës do të fillonte hetimet, ose ndaj atyre që sipas Rada Tarjkoviqit po e rezikuakan jetën Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ose ndaj Rada Trajkoviqit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)