28 Mars 2024

KFOR përmirëson marrëdhenjët me FSK-në

Prishtinë, 10 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, zhvilluan sot një takim të përbashkët me Komandantin e KFOR-it Gjeneralin Markus Bentler. Pas një bisede përmbajtjesore u dakorduan në plotëni për vazhdimin e bashkëpunimit midis KFOR-it dhe FSK-së.

Nga ky takim Zyra e Presidentit të Kosovës lëshon këtë komunikatë:

Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës e definojnë Misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Mbështetja e KFOR-it për Forcën e Sigurisë së Kosovës është rrjedhimisht e kufizuar në trajnimin dhe mentorimin e një force, misioni i së cilës është reagimi ndaj krizave emergjente, mënjanimi i mjeteve plasëse dhe mbrojtja civile. Kjo mbështetje është e mbështetur në vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, qëllimi i të cilit ka qenë dhe mbetet vazhdimi i përkrahjes për FSK-në derisa ajo të ketë arritur Kapacitetet e Plota Vepruese.

Institucionet e Republikës së Kosovës theksojnë nevojën e bashkërendimit me KFOR-in, në rastet e paraqitjes publike të Gardës Ceremoniale. Institucionet e Republikë së Kosovës mirëpresin mbështetjen e KFOR-it për FSK-në ndërsa ato ruajnë dhe aplikojnë parimet e respektit të ndërsjellët, bashkëpunimit të afërt dhe transparencës së plotë.

Ne jemi të bindur se zotimet e lartpërmendura janë një bazë e qëndrueshme për KFOR-in për të vazhduar bashkëpunimin dhe përkrahjen e tij për FSK-në. 

 

KFOR konfirmon  përkrahjen për FSK


Edhe Këshilli Veri Atlantik i NATO-s përmes një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur së u pajtua që ta përkrahë ngritjen e forcës profesionale dhe multietnike të sigurisë në Kosovë në vitin 2008. KFOR-i ka trajnuar dhe mentoruar Forcën e Sigurisë së Kosovës, misioni i së cilës është i definuar si reagues ndaj krizave, shkatërrimin e mjeteve shpërthyese dhe mbrojtje civile. Qëllimi i NATO-s është që ta vazhdojë mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës derisa ajo ta arrijë aftësinë e saj të plotë operacionale. 

 

"Pas pezullimit të mbështetjes së KFOR-it për Forcën e Sigurisë së Kosovës më 5 mars 2010, Presidenti dhe Kryeministri kanë punuar me komandantin e KFOR-it që t’i zgjidhin në mënyrë të kënaqshme çështjet në fjalë. Kjo ka rezultuar në një marrëveshje të re e cila ka të bëjë me mënyrën e përdorimit të njësisë ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës e cila do të vazhdojë t’i përdorë armët e demilitarizuara, me pajtimin e KOMKFOR-i, dhe rikonfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë rol mbrojtës apo ushtarak meqë kjo deryrë është e ndërrmarrë nga KFOR-i", thuhet në njoftimin e KFOR-it. 

Pas konkludimit të kësaj marrëveshjeje, ne mund të konfirmojmë se KFOR-i do te riktheje rolin e tij trajnues dhe mentorues me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)