19 Prill 2024

KFOR në mbështetje të organizatës qe ndihmon të rinjtë në Mitrovicë

Mitrovicë, 6 janar - Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it (MSU), regjiment i përbërë nga Karabinierët italian, zhvilloi një iniciativë bamirësie në Zveqan, me ushtarakë të cilët performuan në një shfaqje magjike për të rinjtë, të mbështetur nga Podrzi Me.

Organizata ofron mbështetje psikologjike, pedagogjike, rekreative dhe sportive për afro 70 familje dhe gjithsej 130 të rinj, shumica e tyre të mitur dhe që vuajnë nga çrregullime të sjelljes, nga komunat e Mitrovicës Veriore, Zveqan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Të gjithë pacientët e rinj dhe familjet e tyre morën pjesë në shfaqjen argëtuese të prezantuar nga Karabinieri Italian, së bashku me kryetarin e Podrzi Me, komandantin e regjimentit të MSU të KFOR-it - kolonel Paolo Pelosi - dhe kryetarët e komunave.

Të rinjtë e mirëpritën me entuziazëm iniciativën, e cila është plotësisht pjesë e aktiviteteve të kryera në mënyrë të paanshme nga KFOR-i, për të mbështetur institucionet dhe organizatat vendore në përpjekjet e tyre për të përmirësuar kushtet e komuniteteve të tyre.

MSU është një njësi ushtarake e përbërë nga forca policie me status ushtarak. Ajo i siguron KFOR-it  një mision ndërkombëtar të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë - aftësi për operacione të sigurisë, përfshirë inteligjencën kriminale, kontroll të turmave dhe trazirave si dhe mbledhjen dhe vlerësimin e informacionit.

MSU gjithashtu mund të ofrojë këshilla, trajnime dhe mbështetje për policinë vendore për një gamë të gjerë të çështjeve të policies, nëse kërkohet, duke përfshirë: zbatimin e ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmin, hetimin e krimeve të luftës, parandalimin e krimit dhe sigurinë publike.

MSU komandohet nga një oficer italian i karabinierëve i cili këshillon Komandantin e KFOR-it për të gjitha çështjet e polici
së civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)