28 Mars 2024

KFOR me prani të qëndrueshme në veri të Kosovës

Mitrovicë, 18 maj - Misioni i udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, KFOR ka njoftuar se po vazhdon të ofrojë një prani efektive në të gjithë Kosovën, pasi që aftësia e saj për të kryer operacione nuk është minuar nga COVID-19.

Në zonën veriore Ushtarët e Komandës Rajonale të Lindjes kryejnë veprimtari patrullimi dhe monitorimi, ndërsa Karabinierët e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe mbeten vigjilentë në Mitrovicë, një ndër qytetet më të mëdha të rajonit, i banuar nga komunitetet serbe dhe shqiptare.

Edhe në mesin e pandemisë COVID-19, Forca Ushtarake Italiane po ofron 24 orë në ditë të mabjë me staf urën në lumin Ibër, ndërsa çdo ditë, patrullimet nisen nga shtabi i MSU-së në Prishtinë dhe arrijnë në Mitrovicë duke kryer një varg detyrash.

"Karabinierët janë një prani e njohur për qytetarët e Mitrovicës në veri dhe jug, pasi që ata u vendosën për herë të parë në zonë në vitin 1999, në fillim të operacionit të udhëhequr nga NATO", tregon koloneli Enio Simone, Komandanti i MSU-së , duke kujtuar përkushtimin afatgjatë të njësisë së tij në Kosovë."

"Duke treguar përvojën e tyre të gjatë dhe të gjerë si një forcë policore me status ushtarak në Itali dhe jashtë saj, në veçanti në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, Karabinierët janë në gjendje të kryejnë një sërë detyrash që përfshijnë kontributin në ndërgjegjësim të situatës, inteligjencës kriminale dhe kontrollit të turmave dhe trazirave si reargues të tretë së bashku me njësitë e tjera të KFOR-it.

Aktivitetet e MSU-së gjithashtu përfshijnë ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet në nevojë, të cilat kryhen në tërë territorin e Kosovës me fonde kombëtare, në koordinim të ngushtë me seksionet vendore të Kryqit të Kuq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)