18 Prill 2024

KFOR-i vazhdon mbështetjen për Policinë e Kosovës

Prishtinë, 25 korrik - Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qala, priti komandantin e KFOR-it Lorenzo D'addario dhe komandantin e Regjimentit Karabinieri MSU (Multinational Specializated Unit) kolonelin Ruggiero Capodivento.

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj, falënderoi komandantin e KFOR-it Lorenzo D'addario si dhe Komandantin e MSU-së për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës, qoftë me trajnime apo pajisje dhe aparatura të punës për njësi të ndryshme të PK-së.

Komandanti i KFOR-it tha se një nga detyrat e misionit të KFOR-it është edhe mbështetja e institucioneve të sigurisë, në veçanti për PK-në e cila është bartësja kryesore e sigurisë në Kosovë. Policimi efektiv është bazë për siguri dhe PK-ja është shembull në këtë aspekt.

Policia e Kosovës me këtë rast ka pranuar një donacion të pajisjeve nga MSU - Karabinieri  të cilat do të shërbejnë për njësinë e Krim-teknikës (forenzikës) së Policisë së Kosovës.

Këto pajisje do të rrisin edhe më tej nivelin e profesionalizmit të zyrtarëve të PK-së dhe do të ndihmojnë në kryerjen e detyrave me metoda më bashkëkohore.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)