20 Prill 2024

KFOR-i fuqimisht dënon incidentin në Zubin Potok

Prishtinë, 19 maj - Në pasditen e vonshme të ditës se djeshme, një incident ndodhi në Zubin Potok (në Mitrovicën veriore) ku persona të panjohur lanë një letër të përcjellë nga një e shtënë e izoluar në zyrat që përdoren nga Njësitet Monitoruese Ndërlidhëse të KFOR-it (LMT).

 

Kjo letër i është drejtuar kontingjentit danez të KFOR-it për shkak të gjoja mbështetjes dhe përkrahjes së dhënë shqiptarëve të Kosovës dhe institucioneve, në dëm të pjesës serbe të popullatës lokale. 

KFOR-i fuqishëm thekson statusin e paanshme dhe neutrale, gjithmonë duke përmbushur mandatin e tij të dalur nga Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. KFOR-i nuk mbanë anën e çfarëdo argumenti politik apo zënke private. Ne i mbështesim dhe bashkëpunojmë me të gjithë njerëzit në Kosovë, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare. 

Rezoluta 1244 e KS të OKB-së e mandaton KFOR-in për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt si dhe liri të lëvizjes në mënyrë të paanshme. Ne jemi të vendosur të përmbushim këtë detyrë në të mirë të të gjithë njerëzve në Kosovë dhe nuk do të tolerojmë asnjë veprim të dhunshëm apo kërcënues që do të mund ta komprometonte paanshmërinë tonë. 

Të gjitha veprimet tona janë dhe do të vazhdojnë të jenë transparente, si dhe KFOR-i mbetet i hapur për dialog me të gjithë njerëzit në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)