23 Korrik 2019

KFOR-i do të kryej një ushtrim në fshatin Zhur

Prizren, 24 qershor - Përmes një njoftimi për media KFOR ka bërë të ditur së sot në Rajonin e Komunës së Prizrenit, përkatësisht në afërsi të fshatit Zhur, KFOR-i më njësitë e veta do të kryej një ushtrim në teren ku përveç pjesëmarrjes së njësive ushtarake do të ketë edhe mjete të ushtrisë përfshirë edhe helikopter.

KFOR ka njoftuar se ky ushtrim nuk do të pengoj rrjedhën normale të qytetarëve.

"Andaj ju informojmë me kohë për këtë ushtrim ushtarak, në mënyre që qytetarët e rajonit të V’rrinit dhe banorët e Zhurit të mos shfaqin ndonjë habi apo diçka tjetër." 
     
"Ju lusim që për q ‘do paqartësi të kontaktoni me policinë dhe nëse shihni shenja të KFOR-it në rrugë apo ndonjë pengesë me mirëkuptim kërkojmë që ato të respektohen nga ana Juaj", thekson KFOR.

Policia e Kosovës do të jetë në vëzhgim të këtij aktiviteti dhe do të ofroj shërbime për q ‘do kërkesë të qytetarëve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të vizitojë Gjilanin, ku me kryetarin e komunës, Lutfi Haziri do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit në këtë komunë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)