29 Mars 2024

KFOR dhe EULEX ushtrojnë për të qenë të gatshëm të mbështesin Policinë e Kosovës

Prishtinë, 31 janar - Ushtrimi dy ditor, i quajtur Ndërmarrja e Përbashkët, përfundoi sot në Prishtinë. Ndërmarrja e Përbashkët është kryer në kuadër të bashkëpunimit për siguri në Kosovë në mes të misionit të NATO-së, KFOR-it, dhe Misionit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX-it).

Personeli i Batalionit Taktik Rezervë të KFOR-it dhe Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe kanë ushtruar së bashku me EULEX-in për të mbajtur standarde të larta të reagimit dhe mbështetjes për policinë e Kosovës.

Qëllimi i ushtrimit ka qenë të provojnë nivelin e gatishmërisë në menaxhimin e situatave emergjente dhe procedurat e komandës dhe kontrollit dhe komunikimit.

Ndërmarrja e Përbashkët përbëhej nga testet teorike dhe praktike dhe simulimeve reale të kontrollit të turmave dhe trazirave në bazën e karabinierëve të KFOR-it italian në Prishtinë me përfshirje të më shumë se 100 pjesëmarrësve.

Misioni i udhëhequr nga NATO-ja, KFOR-i, është për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, sipas mandatit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

KFOR-i është i gatshëm që të përvetësoj masa të nevojshme për mbajtur Kosovën të sigurt, në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Kosovës dhe EULEX-in, për të mirën e të gjitha komuniteteve të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)