24 Prill 2024

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi vlerëson situatën në Istog stabile

Istog, 26 prill - Është mbajtur sot  mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për këtë legjislacion, të cilën e kryesoi nënkryetari i Komunës Lulzim Blakaj .
Nënkryetari Lulzim Blakaj , përshëndeti anëtarët e KKSB-së të dhe të pranishmit të cilëve u uroj edhe punë të mbarë gjatë këtij mandati.

Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth  ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe të cilën e cilësoi si të qetë dhe shumë stabile.

Nga muaji janar e deri më tani në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar gjithsejtë  187 raste, 33 aksidente trafiku. Janë lëshuar 1243 tiketa në trafik,126  persona të arrestuar, 18 të ndaluar, janë konfiskuar 13 arme dhe kemi asistuar në 48 raste , ka deklaruar Gashi. Po ashtu Gashi  njoftoj se  Stacioni Policor në Istog  është duke implementuar dhe disa  plane operative.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)