02 Tetor 2022

Kërkohet paraburgim për veprën “Kanosja” në rastin e barnatores “Rexall”

Prishtinë, 26 maj – Prokuroria Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik lidhur me rastin ku i dëmtuar është pronari i barnatores “Rexall”, në Prishtinë, D.A., i cili para disa ditësh është sulmuar nga disa persona me mjete të forta, ashtu që, prokurori kujdestar, ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, derisa më 24 maj 2022, me urdhër të prokurorit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 të KPRK-së, ku i dëmtuar në këtë rast është A.A., (vëllai i të dëmtuarit të lartcekur) dhe me aktvendim mbi ndalim janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh të dyshuarit B.M. dhe A.S., si dhe ndaj të njëjtëve, më 25.05.2022, Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj çështjeve penale, Prokuror i Shtetit është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në koordinim me policinë për sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 tetor 2022 - Kryeministri Albin Kurti, bën homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci. (Varrezat në Lagjen Arbëria, ora 9:00​)

- Bashkimi i Sindikatave te Parvarura te Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Qendra e Studentëve Salla “1 Tetori”, ora 14:00)