19 Prill 2024

Kërkohet paraburgim për të pandehurin që u prezantua me pasaportë të vëllait binjak

Pejë, 17 maj - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për të pandehurin K.S., me dyshimin se i njëjtit kishte për të kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, nga neni  395, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit K.S., shtetas norvegjez, për shkak se i njëjtit me datën 25 prill 2019, në Stacionin Policor të Pejës, me rastin e procedimit nga ana e policisë si  të dyshuar  për veprën penale “Dhunë në familje”, i pandehuri K.S, me anë të dokumentit të rremë, i vë në lajthitje zyrtarët policor, duke  paraqitur  pasaportën e  vëllai të tij binjak, me emër Ch.S., ndërsa me datën 15 maj të këtij viti, nga ana e Policisë së Kosovës, përmes zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar është vërtetuar identiteti i tij i vërtetë, K.S.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)