20 Prill 2024

Kërkohet paraburgim për të pandehurin që goditi me veturë këmbësorin

Pejë, 14 prill - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për të pandehurin E.B, me dyshimin se i njëjti kishte për të kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 378, paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të KPRK, dhe veprën penale “ Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”, nga neni 382, paragrafi 3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve,ndaj të pandehurit E.B., për shkak se i njëjti me datën 13 prill të këtij vitit, rreth orës 01:30, në rrugën “Selman Lajçi” në Pejë, shkel ligjin për rregullat e trafikut, duke i shkaktuar vdekjen të ndjerit A.C, në atë mënyrë, gjerësa i pandehuri E.B., ishte me veturën e tij duke qarkulluar në rrugën e lartcekur, nuk përshtat shejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës dhe i njejtit me pjesën e përparme të veturës e godet këmbësorin A.C, duke e hedhur 4 metra jashtë rrugës, i cili nga goditjet e marra ndërron jetë, ndërsa i  pandehuri E.B., largohet duke mos u ndalur fare në vendin e ngjarjes.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)