23 Prill 2024

Kërkohet paraburgim për personin që ju zënë mbi 1000 kilogram mish të prishur

Pejë,17 janar - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurit S.Sh., për shkak se i njëjtit kishte për të kryer vepër penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimore “, nga neni 267, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak se me datën 16 janar të vitit 2019,i janë gjetur mbi njëmijë (1000) kilogram mish të dëmshëm për konsumim njerëzor.

Seanca e procedurës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)