18 Shkurt 2019

Kërkohet paraburgim për personat që posedonin 210 kg substancë narkotike

Ferizaj, 11 shkurt  - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër nëntë personave të pandehur  B.S., G.K., XH.S., J.B.,F.B.,D.S., F.B., H.B dhe Z.K., për shkak të dyshimit të bazuar se me datën 10.02.2019, pas kontrollës në dy lokacione në Ferizaj, si rezultat janë gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në sasi prej 209kg e 202 gramë, e të cilën sasi të pandehurit e kanë pasur për qëllim që ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës, ku e njejta është sekuestruar dhe me ç’rast gjashtë persona janë arrestuar, me të cilën do të kryenin veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 281 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit,  të pandehurit B.S., G.K., XH.S., J.B.,F.B dhe F.B., gjenden në ndalim që nga data 09.02.2019 kurse tre të pandehurit tjerë D.S., H.B., dhe Z.K., gjenden në arrati.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente në Projektligjin për Hetim Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i libri “Liri për Sadri Ramabajën” i përgatitur për botim nga Sherif Konjufca, kurse është botuar nga Shoqëria Lëvizja. (Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate organizon tryezë lidhur me pagën minimale, me titullin “Pagë me jetu!”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, i cili shërbeu edhe si rektor i Universitetit të Prishtinës. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 14:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës e fillon Programin e saj Artistik për vitin 2019 me ekspozitën “Origjinaliteti”, të autorit Visar Mulliqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)