21 Korrik 2019

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për 1.034 gram marihuanë

Gjilan, 10 korrik - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj një personi, për shkak të dyshimit se tek i njëjti janë gjetur njëmijë e tridhjetë e katër (1.034) gram narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’.

Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari B.M. (1975), më 9 korrik 2019, rreth orës 11:30 minuta, në fshatin Rogoçicë komuna e Kamenicës, në drejtim të pikës kufitare Breznicë, pa autorizim dhe me qëllim të shpërndarjes ka poseduar substanca narkotike, me ç’rast gjatë kontrollimit, në automjetin e tij, nga ana e policisë, janë gjetur katër paketime substancë narkotike, dy nën ulësen e vozitësit dhe dy nën ulësen e pasagjerit, në sasi prej njëmijë e tridhjetë e katër (1.034) gram, e llojit ‘’Marihuanë’’, e cila edhe është konfiskuar.

Me këto veprime, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, me kërkesë të prokurorit të çështjes janë sekuestruar përkohësisht: Një veturë, e markës ‘’Mercedes’’, para të gatshme (1,558.75 Euro dhe 500 Lekë), si dhe, tre telefona mobil.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)