25 Qershor 2022

Kërkohet paraburgim ndaj pesëmbëdhjetë të dyshuarve lidhur me aksionin”Gropa”

Ferizaj, 24 maj – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve S.Sh., A.D.,V.N.,S.D., A.Sh., B.H., S.Sh., S.H., M.Sh., Z.S., F.D., M.Y., A.D., H.I., dhe S.Y.,(shtetas të Republikës së Turqisë), të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji nëntor 2021 deri më 23 maj 2022, të pandehurit duke vepruar si anëtar të grupit, kanë poseduar me qëllim të shitjes, gjashtëdhjetë e shtatë (67) kilogram narkotik të llojit heroinë, të cilën fillimisht si lëndë të parë e kanë marrë në Iran e pastaj përmes Turqisë e kanë sjellë në Republikën e Kosovës, me çka kryen veprën penale “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe naloge” nga neni 267 par 2 lidhur me nenin 275 par 1 nën par 1 .1 të KPRK-së .


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)