25 Prill 2024

Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për sulm seksual

Prishtinë, 16 qershor - Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit J.I., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari J.I., më 15 qershor 2020, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit për të Mitur, është ndaluar, pasi dyshohet se i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij (të dëmtuarën-e mitur) dhe më pas kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

E njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)