26 Shtator 2022

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për veprën penale “Vrasje në tentativë”

Ferizaj, 3 gusht – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda,  ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.B., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja ne tentativë”, Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.B., në fshatin Pleshinë e Epërme, Komuna Ferizaj,  me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin  Xh.Q., me këtë kishte për të kryer veprën penale ”Vrasje në tentativë ” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, për të pandehurin A.B., ekziston dyshimi i bazuar se nga data e pavërtetuar e deri më datë 01.08.2022, në shtëpinë e tij në fshatin Pleshinë e Epërme, Komuna Ferizaj, ka mbajtur në posedim paautorizim armën në kundërshtim me Ligjin mbi armët, me të cilën ka tentuar ta privojë nga jeta tani të dëmtuarin Xh.Q., kurse policia pas zbatimit të kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur një pistoletë të dëmtuar dhe një gëzhojë të pushkës automatike AK-47, kurse pushkën automatike i pandehuri e kishte fshehur dhe nuk ka pranuar që të i’a dorëzojë policisë, me këtë do të kryente veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Xh.Q., pasi i ka drejtuar armën, i dëmtuari gjatë tentimit që ta largojë tytën e armës ka pësuar lëndime trupore në kokë, e pastaj e ka goditur edhe me grushte disa herë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, me këtë do të kryente veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par. 2 të KPRK-së.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)