28 Mars 2024

Kapiteni Bujar Ferizi nderohet me dy çmime në shkollën ushtarake në SHBA

Prishtinë, 17 dhjetor - Pjesëtarët e FSK-së, kudo që po marrin pjesë në trajnime dhe shkollime jashtë vendit, po arrijnë rezultate të shkëlqyeshme.

Njëri ndër ta, është edhe kapiten Bujar Ferizi, shef i Qendrës se Operacioneve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili ka përfunduar me sukses trajnimin "Kursi i kapitenëve për mbrojtje kimike", në shkollën e Mbrojtjes Kimike- Atomike dhe Biologjike (MKAB) në Fort Leonard Wood, në shtetin Missouri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky kurs ka filluar më 10 korrik  dhe ka përfunduar më 07 dhjetor 2018.       

Oficeri i FSK-së, kapiteni Bujar Ferizi, gjatë shkollimit 22 javor, në shkollën e MKAB-së në SHBA,  për paraqitje të dalluar akademike është nderuar me çmimin „Student Ndërkombëtar Nderi, kurse për rezultate të shkëlqyera në testin fizik ka marr çmimin „Njeriu i Hekurt“.           

Kursi për kapiten të karrierës përfshin përgatitjen e përgjithshme të oficerëve në fushën e MKAB-së, në aftësi udhëheqëse, teknike dhe taktike luftarake, procedura shtabore, doktrina të gjinive të kombinuara të ndërlidhura me procesin e vendimmarrjes ushtarake, punë grupore dhe aftësim në operacionet e detektimit dhe dekontaminimit të materieve kimike-atomike-biologjike dhe nukleare.     

Kapiten Ferizi, është oficeri i parë nga Kosova i cili përfundon trajnimin e mbrojtjes nga helmet kimike, atomike, biologjike dhe  nukleare të nivelit Kapiten karriere, në „United States Army CBRN School“.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)