20 Prill 2024

Kapet duke futur narkotik në burgun e Lipjanit

Prishtinë,  9 maj - Dje rreth ores 11, oficerët e Qendrës Korrektuese në Lipjan, në kohën e vizitave, pas kontrollit të bërë ndaj vizitores F.S, kanë zbuluar se ajo posedon substancë narkotike.

Substanca narkotike e gjetur të vizitorja ishte e dedikuar për të paraburgosuren I.A.

Përkundër faktit, që vizitorja F.S ka qenë në paraburgim në Qendrën Korrektuese në Lipjan, si e akuzuar për blerje, posedim dhe shpërndarje të narkotikëve, nga data 30 shtator deri më 25 dhjetor 2009, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, i ka mundësuar të bëjë vizitë në këtë qendër korrektuese.

Me rastin është njoftuar Stacion i Policisë në Lipjan, të cilet kanë filluar hetimet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)