24 Prill 2024

Kanosja ndaj prokurorit Abazi është duke u trajtuar me prioritet

Prishtinë, 14 prill - Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar lidhur me kanosjen ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi, e cila vjen si rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga ai gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare si prokuror.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin se kanosja ndaj prokurorit Abazi është duke u trajtuar me prioritet dhe seriozitet të lartë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në mënyrë që kërcënuesi sa më parë ta marrë dënimin e merituar.

Më këtë rast, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit qëndron afër të gjithë prokurorëve duke iu ofruar mbështetjen e plotë për punën dhe përkushtimin e tyre në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e të gjithë kryeseve të veprave penale.

Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, siguron opinionin dhe qytetarët se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t'i zmbrapsin asnjë hap dhe në asnjë mënyrë përpjekjet tona të vazhdueshme për forcimin e shtetit ligjor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)