21 Shkurt 2020

Kadetja e FSK-së emërohet në zingjirin komandues të kadetëve të West Point-it

New York, 15 gusht - Arelena Shala, kadete e Forcës së Sigurisë të Kosovës, në bazë të rezultateve të shkëlqyera gjatë studimeve në Akademinë Ushtarake Amerikane ,,West Point’’ në New York, është emëruar rreshtermajor i Komandës së Regjimentit në zingjirin komandues të kadetëve të Akademisë Ushtarake, si e vetmja kadete ndërkombëtare, në mesin e 4400 kadetëve sa ka Akademia më elitare amerikane.

Kadetët nga Kosova, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, janë dy kadetë të cilët kanë filluar studimet në këtë akademi në vitin shkollor 2016/2017.  Certifikatën e pranimit në këtë akademi, asokohe  ua pat dhënë solemnisht ambasadori amerikan në Kosovë.

Akademia Ushtarake e SHBA-ve në West Point është një kolegj katërvjeçar, bashkë-edukues, federativ, liberal i arteve, i vendosur 50 milje në veri të Nju Jorkut. Kjo akademi u themelua që në vitin 1802, si kolegji i parë i inxhinierisë në Amerikë, i cili edhe sot vazhdon të jetë institucioni kryesor i zhvillimit udhëheqës në botë, i radhitur vazhdimisht në mesin e kolegjeve më të mira në vend.

Mision i Akademisë Ushtarake Amerikane ,,West Point’’ vazhdon të mbetet edukimi, stërvitja dhe frymëzimi i korpusit të kadetëve, në mënyrë që çdo i diplomuar të jetë një drejtues i përkushtuar ndaj Detyrës, Nderit dhe Vendit, si  dhe i përgatitur për një karrierë të përsosmërisë profesionale dhe shërbimit ndaj kombit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)