19 Mars 2024

Kaçaniku nderon dëshmorët dhe martirët

Prishtinë, 21 maj - Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik dhe Këshillat Organizues të fshatrave Stagovë dhe Runjevë, sot në Kaçanik mbahet akademi përkujtimore kushtuar të rënëve më 21 maj të vitit 1999.

Akademia organizohet në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi.

Akademia përkujtimore mbahet në Shtëpinë e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.

Po ashtu, në nderim të rënëve të luftës së UÇK-së do të bëhen edhe homazhe pranë pllakave përkujtimore në Runjevë dhe Stagovë, si dhe te Varrezat e dëshmorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)