29 Mars 2024

Isufaj dhe Vukçeviq thellojnë bashkëpunimin në luftë kundër krimit

Prishtinë, 22 shtator - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim një delegacion të Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi të kryesuar nga Kryetari Mladen Vukçeviq.

Në fillim të këtij takimi, kryesuesi Isufaj ka folur për organizimin, rolin, kompetencat dhe punët që është duke i bërë Këshilli Prokurorial i Kosovës, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe atyre të Malit të Zi.

Edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi, Mladen Vukçeviq, ka folur për  organizimin, kompetencat dhe punët që është duke i bërë institucioni që ai udhëheq.

Bashkëpunimi ndërshtetëror, me thekës të veçantë bashkëpunimi ndërkufitar në luftë kundër krimit të organizuar dhe veprave tjera penale, ishte fokusi kryesor i bisedës së takimit të kryesuesit Isufaj me kryetarin Vukçeviq. Ata thanë se ngritja e bashkëpunimit ndërshtetëror në luftë kundër dukurive jo ligjore do të ishte në dobi jo vetëm të të dy vendeve, por edhe të rajonit.

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë folur edhe për agjendat dhe punët që janë duke i bërë lidhur me përmbushjen e obligimeve për integrime evropiane.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)