28 Mars 2024

Istogu nuk do ofrojë shërbime për qytetarë që nuk janë të pajisur me maska

Istog, 17 qershor - Kryesuar nga Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova është mbajtur sot mbledhja e radhës konsultative e Shtabit Emergjent Komunal.

Në takim është diskutuar gjendja aktuale në komunën e Istogut lidhur me pandeminë e krijuar nga COVID 19.  Shtabi Emergjent del me një apel për qytetarë.

Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve nëpër Istog dhe kjo është sjellje e rrezikshme dhe aspak e mirë.

Rugova ka thënë se lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtën e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.

"Si pasojë e mosrespektimit të këtyre masave dhe mos bartjes së maskave nga ju qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë në përgjithësi.  Andaj ju lutemi për kujdes të shtuar dhe respektim të masave", ka thënë Rugova.

Ai ka apeluar tek qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Po ashtu Komuna e Istogut ka njoftuar të gjithë qytetarët që Komuna e Istogut nuk do ofrojë shërbime për qytetarë të cilët nuk janë të pajisur me mjetë mbrojtëse, me maska.

"Apelojmë të gjithë ata të cilët vijnë të kërkojnë shërbime të ruajnë distancën fizike dhe të kenë maskën e vendosur. "

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)