29 Mars 2024

Ish drejtori i Njesisë hetimore në ATK Aktakuzë akuzohet për keqpërdorim të pozitës

Prishtinë, 16 dhjetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër të pandehurit S.K. pasi që ekziston dyshimi bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur më paragrafin 2  nën paragrafit 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri, S.K. gjatë periudhës kohore nga viti  2013,  deri në muaj shkurt të vitit 2019, duke vepruar në cilësinë e personit  zyrtar në Administratën Tatimore të Kosovës në Prishtinë, i pandehuri S.K, në pozitën e Ushtruesit të Drejtorit të Njësisë se Hetimeve Tatimore dhe të Inteligjencës,  me qëllim të shkaktimit të dëmit për Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për njëqindenjëzet (120) bizneset ekonomike.

Po ashtu, i pandehuri S.K. për disa biznese nuk ka ndërmarr asnjë aktivitet, vizitë,  kontrolle,  rikontrolle e as inicim të procedurave penale, duke shpërdorur pozitën e tij  zyrtare apo autoritetin e tij. I pandehuri S.K. ka  autorizuar punëtorët e ATK-së, duke kërkuar  nga ata që të  vizitonin disa nga bizneset ekonomike dhe duke kërkuar nga këta zyrtarë të Administratës Tatimore, të bëjnë korrigjimet e deklarimeve tatimore në ato biznese të vizituara, në cilat deklarime kanë qenë të  lidhur me faturat e dyshuara dhe transaksione fiktive me biznese fiktive, në  kundërshtim  të  nenit 64 par 2  të  ligjit te ATK-se 03/L – 222,  duke mos ndërmarr veprime hetimore në  procedura penale bazuar ne nenin 68 të ligjit të ATK-së.

Me këto veprime i pandehuri S.K. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur më paragrafin 2  nën paragrafit 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)