22 Shtator 2019

IPK rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë

Leposaviq, 24 maj - Inspektorati Policor i Kosovës më 18.05.2019 është njoftuar nga policia respektivisht Drejtoria Rajonale e Mitrovicës së Veriut lidhur më një ankesë të një qytetari (i mitur) nga Leposaviqi i cili është ankuar për tejkalim të autorizimeve policore respektivisht keqtrajtim nga zyrtarët policorë.

Hetuesit e IPK-së pas pranimit të ankesës kanë ndërmarrë veprime hetimore në konsultim me prokurorin kompetent duke dalë në vendin e ngjarjes dhe sigurimin e dëshmive të ndryshme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti.

Pas mbledhjes së informacioneve nga hetuesit në konsultim me prokurorinë kompetente, Inspektorati Policor ka hapur rast penal lidhur me këtë çështje me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” .

Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e pesë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Leposaviqit deri në përfundim të këtij hetimi penal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)