02 Tetor 2022

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë

Prishtinë, 23 maj - Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së përmes rrugëve operative janë  informuar lidhur me një rast ku dyshohet se disa zyrtarë policorë të policisë kufitare janë të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës.

Mbi bazën e të gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori i çështjes dhe me autorizim të tij janë ndërmarr veprime të  nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të  rastit dhe janë intervistuar 5 (pesë) zyrtarë policorë të  përfshirë në këtë çështje me dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Lidhur me këtë rast me rekomandim të IPK-së janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare në Lindje  (njëri nga ta me gradën major) përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i ZyrÑ‘s pÑ‘r Qeverisje tÑ‘ MirÑ‘, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children pÑ‘r KosovÑ‘, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)