29 Mars 2024

IPK pranon donacion 10 kompjuterë nga Misioni i OSBE-së

Prishtinë, 23 qershor - Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj  priti sot në objektin e IPK-së në Hajvali shefin i Misionit të OSBE-së në Kosovë z. Michael Davenport.

Me rastin e vizitës IPK  pranoi edhe një donacion prej 10 kompjuterësh nga misioni i OSBE-së.

Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj e falënderoi z.Davenport për përkrahjen që misioni i OSBE-së është duke dhënë në vazhdimësi për Inspektoratin Policor drejt fuqizimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore me trajnime nga fusha e të drejtave të njeriut, parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, integritetit policor  si dhe me pajisje të ndryshme.

Edhe Amabasadori Davenport gjatë këtij takimi ceku se misioni i OSBE-së do të vazhdojë edhe më tej  përkrahjen e IPK-së në fuqizimin kapaciteteve profesionale që ndihmojnë zbatimin e misionit ligjor të IPK-së duke vënë në pah rëndësinë e IPK-së në fuqizimin e integritetit policor  dhe besueshmërisë së qytetarëve në policinë e vendit.

Shefi i Misionit të OSBE-së pas dorëzimit të donacionit vizitoi hapësirat e punës në objektin e IPK-së duke përfshirë edhe dhomën e dëshmive dhe dhomën e intervistave (që të dyja donacion i misionit të OSBE-së).

OSBE ka përkrahur vazhdimisht IPK-në dhe atë që na viti 2006 kur edhe është themeluar Inspektorati Policor i Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)