29 Mars 2024

IPK pranoi donacion vetura dhe pajisje të ndryshme nga misioni i EULEX-it

Prishtinë​, 21 tetor - Inspektorati Policor i Kosovës sot në një ceremoni të organizuar në Hajvali pranoi një donacion nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Shefi i këtij misioni z. Lars-Gunnar Wigemark i dorëzoi Inspektoratit Policor të Kosovës një donacion që përfshiu tri vetura dhe pajisje të ndryshme duke përfshirë edhe pajisje të teknologjisë informative.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z.Kushtrim Hodaj në një fjalë rasti gjatë kësaj ceremonie  e falënderoi  Shefin e Misionit EULEX për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të dhënë nga ky Mision në ngritjen e kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit në përgjithësi duke përfshirë edhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

“IPK vlerëson lart bashkëpunimin me institucione të Bashkimit Evropian e sidomos me Misionin e EULEX-it dhe ky bashkëpunim ka ndikuar që IPK të rris kapacitetet e saj profesionale.”- theksoi ndër të tjera Hodaj duke u zotuar që IPK mbetet e përkushtuar që të vazhdoj këtë bashkëpunim në mënyrë që sundimi i ligjit të mbetet prioritet për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit e në veçanti për IPK-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)