19 Prill 2024

IPK pjesëmarrës në konferencën e EPAC-ut që po mbahet në Austri

Rust, 23 tetor - Kryeshefi i IPK-së znj. Miradije Kelmendi me bashkëpunëtorë po merr pjesë në konferencën profesionale të radhës të EPAC-ut (European Partners Against Corruption – Partnerët Evropian Kundër Korrupsionit),   e cila po mbahet në Rust të Austrisë, 22-24 Tetor 2018.

Në këtë konferencë po marrin pjesë mbi 30 delegacione të institucioneve të mbikëqyrjes policore dhe agjencive kundër korrupsionit nga shtete evropiane, si dhe përfaqësues nga EUROPOL dhe INTERPOL.

Në kuadër  punimeve  në konferencë  po diskutohen dhe trajtohen  tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit  si dhe rritja e bashkëpunimit në mes agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit, sidomos të agjencive mbikëqyrëse policore.

Në kuadër të agjendës së paraparë do të mbahen punëtori të ndryshme që në mes tjerash do të trajtojnë tema si : të drejtat e njeriut në kontekst të luftës  anti-korrupsion, integriteti evropian, sistemi i ankesave etj.

Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë po zhvillojnë takime të ndara më shumicën e delegacioneve pjesëmarrëse nga shtetet e Evropës me qëllim të njohjes dhe shkëmbimit të praktikave të mira në forcimin e sundimit të ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)