27 Nëntor 2022

IPK dhe SHKK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 29 shtator - Sot në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës , Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së dhe z. Sami GASHI, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet IPK-së dhe SHKK-së.

Kjo marrëveshje u nënshkrua me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor.

Marrëveshja përveç tjerash përfshin bashkëpunimin për mbështetje në aspektin e sigurisë gjatë transportimit të të burgosurve, shkëmbimin reciprok të informatave bazuar në autorizimet ligjore të dy institucioneve, mbështetjen reciproke në çështje të trajnimeve në fushat me interes për të dy palët etj.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)