19 Prill 2024

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për tri vepra penale

Prishtinë, 29 tetor - Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor të stacionit policor në Pejë me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”.

Informacionet e para lidhur me këtë rast nga IPK-ja janë  pranuar përmes një ankese të adresuar te Inspektorati Policor rreth një javë më herët.

Bazuar në autorizimet ligjore, hetuesit  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë sekuestrimin e përkohshëm të një telefoni mobil në cilësi të provës materiale si dhe intervistimin e të dyshuarit.

Pas këtyre veprimeve hetimore,  zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprat penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)