01 Qershor 2020

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për marrje ryshfeti

Prishtinë 13 shtator - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

IPK kishte pranuar dy ditë më herët një informacion lidhur me aktivitetin e dyshimtë për këtë zyrtar policor të Stacionit Policor në Shtime (Drejtoria Rajonale e Ferizajt).

Hetuesit e IPK-së kanë siguruar edhe urdhëresën nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për realizimin e masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit.

Si rezultat i veprimeve hetimore, IPK ka arrestuar sot në orët e pasdites në Shtime zyrtarin policor të dyshuar për veprën penale “Marrje ryshfeti”dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”dhe me vendim të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Dyshimet e hetuesve të IPK-së deri në këtë fazë të hetimeve janë se zyrtari policor është i dyshuar për mos ekzekutimin e urdhëresave të ndryshme të organeve të drejtësisë duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

 Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast me dyshimin për përfshirjen edhe të një zyrtari tjetër policor në këtë rast.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të financuara nga fondet e mbledhura gjatë kampanjës tonë Një kafe si flutur. (Barnatorja Qëndrore, QKUK, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)