24 Prill 2024

IPK arreston një të dyshuar dhe rekomandon suspendimin e tre policëve

Prishtinë, 5 gusht - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në dy raste të ndara ka realizuar disa veprime hetimore në konsultim edhe me prokuroritë kompetente. Si rezultat i hetimeve të suksesshme në njërin rast është arrestuar një zyrtar policor kurse në rastin tjetër është dhënë rekomandimi për suspendimin e tre punonjësve të PK-së.

Arrestimi i zyrtarit policor është realizuar sot (05.08.2019) në orët e mbrëmjes ku hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar  një të dyshuar  (rreshter policor në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale kanosje dhe dhunë në familje.

Arrestimit i kanë paraprirë veprimet hetimore kurse të dyshuarit tashmë të arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

 Rasti tjetër (rasti i dytë) është realizuar sot  në Prishtinë  ku IPK-ja ka pranuar informacion se tre zyrtarë policorë kanë qenë të përfshirë në një incident pas një mosmarrëveshje mes njërit tjetrit.

Hetuesit e IPK-së kanë reaguar menjëherë posa e kanë pranuar informacionin dhe të njëjtit janë duke ndërmarrë akoma veprime hetimore në teren  konform autorizimeve ligjore të IPK-së dhe konsultimeve nga prokurori kompetent.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve  policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)