29 Mars 2024

Integrimi i grave dhe vajzave në sektorin e sigurisë i ulët

Prishtinë, 21 tetor - “Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive’’ është hulumtimi më i ri OJQ SHE Solutions, i mbështetur nga Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese (MWMN) i financuar dhe promovuar nga Ministria e Jashtme Italiane dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Italisë.  
 
Të dhënat e mbledhura nga ky hulumtim tregojnë se ka pasur një numër më të vogël të rekrutimit dhe pjesëmarrjes së grave në sektorin e sigurisë dhe rënie e numrit të grave të punësuara në këtë sektor në nivele më të larta, krahasuar me burrat.  

Derisa, integrimi i grave dhe vajzave në sektorin e sigurisë në përgjithësi ka qenë i ulët, pjesëmarrja e tyre në pozitat më të larta vendimmarrëse është edhe më e ulët, larg 50% të përcaktuar me ligjin për Barazi Gjinore si në përfaqësim ashtu edhe në pozita vendimmarrëse. Institucionet e sigurisë kanë ndërmarr një sërë masash për të nxitur pjesëmarrje të grave në sektor të sigurisë, por gjithsesi rezultatet lënë shumë për të dëshiruar.  
 
Përkundër fillimit premtues, stereotipet gjinore, mungesa e kornizës ligjore adekuate e cila nuk është në përputhje me ligjin për Barazi Gjinore, si dhe mungesa e masave mbështetëse për gratë, kanë krijuar një ambient ku sektori i sigurisë ballafaqohet me sfida gjatë rekrutimit të grave dhe vajzave dhe mbajtjen e tyre në këtë sektor.

Gjithsesi duhet theksuar që pavarësisht faktit që pjesëmarrja e grave në sektorin e sigurisë mbetet e ulët, pjesëmarrja e tyre në FSK dhe Polici më  nuk konsiderohet si një çështje tabu.  
 
Ky punim është bazuar në të dhënat e siguruara gjatë intervistimeve me përfaqësues të Institucioneve përkatëse dhe shoqërisë civile si dhe nga debati në konferencën: "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive’’.

Prania e grave në sektorin e sigurisë është komponent themelor në Rezolutën 1325 të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që sipas vendimit të Agjencisë për Barazi Gjinore përfshihet si objektiv brenda PKBGJ-së (Plani i Kosovës për Barazi Gjinor) së tanishme.  

Autore të punimit janë: Ariana Qosaj – Mustafa, Jeta Krasniqi dhe Antigona Baxhaku – Idrizi.
    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)