19 Prill 2024

Inspektorati Policor shënon 16 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 8 korrik - Sot në ndërtesën e IPK-së në Hajvali,  Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e përvjetorit të 16-të themelimit.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë, gjyqësisë, prokurorisë si dhe të ftuar të tjerë.

Pas përfundimit të ceremonisë Inspektorati Policor i Kosovës ka organizuar një koktej rasti për gjithë pjesëmarrësit.

IPK u themeluar në vitin 2006 si një mekanizëm i pavarur i mbikëqyrjes së Policisë me dy funksione kryesore: inspektimi i mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e Policisë në një varg të definuar të funksioneve menaxhuese, në lidhje me saktësinë, efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi dhe hetimin e të  gjitha ankesave për sjellje të policëve, pa dallim grade. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)