28 Mars 2024

Inspektorati Policor i Kosovës arrestoi tre zyrtarë policorë

Prishtinë, 18 qershor - Inspektorati Policor i Kosovës disa ditë më herët ka ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë në Gjilan me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit “.

Ndaj të njëjtëve IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit më 13.06.2018 i cili rekomandim është zbatuar nga ana e policisë.

Pas këtyre veprimeve hetimore, sot (18.06.2018) hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë arrestuar këta tre zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (të paraparë me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës).

Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)