26 Prill 2024

Inkurajohen viktimat të aplikojn për njohjen e statusit te dhunës seksuale gjatë luftës

Prishtinë, 29 qershor - Nën patronatin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirmtare të Kosovës sot mbahet konferenca regjionale “Mobilizimi i komunitetit lokal për fuqizimin e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”

Kjo konferencë organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), përkrahur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, në kuadër të projektit “Rritja e angazhimit për drejtësi tranzicionale në Kosovë përmes dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës”.   

Qëllimi i konferencës është të inkurajoj të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, për të aplikuar në Komisionin Qeveritar për përfitimin e të drejtave të tyre për njohjen e statusit-viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës.

Pjesëmarrja juaj në këtë konferencë do të kontribuoj për informimin e publikun lidhur me rëndësinë e mbështetjes së nevojshme për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)