09 Shkurt 2023

Inject dhe IKS prezantojn iniciativat e reja ligjore për Mbrojtjen e Grave

Prishtinë, 30 nëntor - Iniciative për Drejtësi dhe Barazi INJECT dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) organizojnë diskutim publik për Iniciativat e reja ligjore për Mbrojtjen e Grave.

Diskutimi ka për qëllim prezantimin e propozimeve të shoqërisë civile për Kodin Civil dhe Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna me synim mbrojtjen sa me efikase nga dhuna dhe zgjidhjen sa më të shpejtë të rasteve në procedurë.

Të pranishëm do të jenë zyrtarë nga institucionet shtetërore dhe Kuvendi, zyrtarë ligjorë, profesionet e lira të juristëve si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)