24 Prill 2024

Implementohet projekti ‘Vrojtuesit e lagjes'

Prizren, 6 gusht - Në kuadër të aktiviteteve dhe bashkëpunimit me komunitetin me qëllim parandalimin e aktiviteteve kriminale, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi nga niveli qendror, së bashku më organizatën ICITAP dhe Kuvendin Komunal në Prizren, ka implemetuar projektin ‘Vrojtuesit e lagjes’.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe përfaqësues të FSK-së.

Me ftesën e Komunës së Prizrenit në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lagjeve në Prizren si dhe kryetarë të fshatrave.

Në panel intervistues përveç përfaqësuesve nga ICITAP-i, kanë marrë pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Policisë në Prishtinë, përfaqësues nga Drejtoria Rajonale dhe Stacioni Policor në Prizren.

Përfaqësuesit e lagjeve e kanë mirëpritur këtë projekt dhe njëherit kanë ofruar bashkëpunim të ngushtë me policinë, mirëpo kanë shprehur edhe kërkesat e tyre sidomos për rastet e vjedhjeve dhe parandalimin e këtyre rasteve.

Përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave në Prizren në këtë takim, pas prezantimit dhe përgjigjeve nga ana a policisë u ndanë të kënaqur më aktivitetin dhe punën e policisë dhe premtuan se edhe në të ardhmen do të jenë bashkëpunues dhe do të paraqesin të gjitha dukuritë negative që e pengojnë shoqërinë dhe banorët në vendet ku ata jetojnë.

Në fund bashkërisht zbuluan pllakën e vendosur në lagjen ‘Ortakoll’ me mbishkrimin ‘Vrojtuesit e Lagjes’.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)