28 Janar 2020

IKD dënon fuqishëm sulmin fizik ndaj gjyqtarit Rifat Bllata

Prishtinë, 12 dhjetor - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dënon fuqishëm sulmin fizik ndaj gjyqtarit mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Rifat Bllata.

IKD reagon për këtë rast dhe rastet e tjera të dhunës së ushtruar ndaj bartësve të funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale, kur ato ndërlidhen me punët e tyre zyrtare.

Të gjitha pakënaqësitë eventuale të të gjitha palëve në procedurë, duhet të adresohen përmes rrugës ligjore dhe vetëgjyqësia në këto raste është e papranueshme dhe ndikon në pavarësinë e funksionimit të sistemit të drejtësisë, duke paraqitur kërcënim të drejtpërdrejt dhe ndërhyrje në punën e gjykatësit.

IKD kërkon që ky rast i sulmit ndaj gjykatësit mbikëqyrës Rifat Bllata të trajtohet me prioritet nga të gjitha organet kompetente, dhe sulmuesi do të nxirret shumë shpejt para organeve të drejtësisë.

Vetëm duke pasur funksionim të mirëfilltë të sistemit të drejtësisë, sistemit gjyqësor dhe prokurorial, duke qenë të mbrojtur nga të gjitha sulmet, kërcënimet dhe ndikimet, bartësit e funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale mund të ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të drejtë.

Në këtë drejtim, IKD kërkon prej KGJK-së dhe KPK-së që të mbrojnë gjykatësit dhe prokurorët në të gjitha rastet e sulmeve fizike dhe kërcënimeve të kësaj natyre, për t’iu mundësuar gjykatësve dhe prokurorëve përmbushjen e misionit të tyre

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, ora 10.00)

- Kryeshefi I Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrtin e Inovacionit, Muszafer Shala, ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa kryesore të Telekomit të Kosovës, në katin e pestë, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)